Ndërkohë që për këngëtaret e tjera ka nisur sezoni i ri, Samanta ka menduar t'i kushtojë vetes disa ditë pushimi.
Ajo ka udhëtuar jashtë Shqipërisë, por në postimet që bën preferon që vendin ta mbajë sekret. Megjithatë është dikush i cili nuk po i ndahet këngëtares as në pushime. Samanta ka bashkëpunuar me Kledi Bahitin dhe fati deshi që ata të takohen edhe jashtë Shqipërisë. "As këtu nuk m’u ndave", shkruan këngëtarja.