Ditëlindja e Luana Vjollcës në ditën e djeshme ishte padyshim një ngjarje që mori goxha vëmendje.
Për të festuar këngëtarja dhe moderatorja kishte organizuar një festë private me miqtë e saj në fshatin jugor të Dhërmiut.
Të gjitha i pamë nga rrjetet sociale për gjërat që ndodhën në festën e saj, si dhe u zbulua se në të ishte edhe i dashuri i përfolur, Krenar Cocaj.
Mirëpo, ndryshe nga çfarë prisnim Luana kishte një dedikim të veçantë për një person që duket se i zbukuroi të gjithë festën, e cila ishte Filloreta Raçi.
Ajo këndoi këngë të tilla si "Mi dhe flakë mallit tim", "Psikopatja jote" etj. Perveç kendimit, Fifi mbajti dhe një fjalim për Luanën, ku shprehej: “Është një njeri shumë pozitiv, një njeri shumë i dashur, edhe une jam e bekuar që e njoh, edhe jam shumë e lumtur që e kam në jetën time.”
Luana është treguar shumë mirënjohëse ndaj Fifit dhe para pak orësh ka ndarë në profilin e saj të Instagramit një video me artisten, ku i dedikon fjalët më të bukura në shenjë falenderimi dhe dashurie.
“Faleminderit shpirt për atmosferën e mrekullueshme dhe për shpirtin e bukur që e ke. Ishe dhurata më e bukur! Të dua me zemër.”- ka shkruar moderatorja.