INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ky personazh braktis 'Portokallinë', për t`ju bashkuar Besit, Erion Isait dhe Kimikatit? Ja e vërteta!

Ky personazh braktis 'Portokallinë', për t`ju bashkuar Besit, Erion Isait dhe Kimikatit? Ja e vërteta!

Publikuar më: 15:52 11-09-2018

Fotoja e Bes Kallakut me Erion Isait dhe Olsi Bylykut në studion e “E Diela Shqiptare”, duke biseduar me Ardit Gjebrean dhe Aleksandër Frangajn, bëri bujë të madhe para pak ditësh. Pas kësaj fotoje, nisën menjëherë thashethemet se ndoshta treshen e aktorëve do ta shikonim në emisionin e Gjebreas.
Olsi Bylyku, i njohur nga publiku shqiptar si “Kimikati” ka treguar në një prononcim për intv.al se bashkë me Erionin dhe Besin do të realizojnë emisionin e tyre në spektaklin “E diela shqiptare”, ku do të kenë një minutazh kohor prej 1 ore. Tre aktorët do sjellin skena të ndryshme gazmore, stand up-e, do të imitojnë personazhet e njohur komikë që kanë bërë gjatë gjithë viteve dhe sigurisht nuk do mungojnë të ftuarit e tyre.
Mirëpo ditën e djeshme në media u publikua lajmi se skenaristi Vangjel Kozma ishte larguar nga “Portokallia” dhe ishte transferuar në “Klan”. Por mëpas ky lajm u mohur, ndërkohë tani burime për “iconstyle.al” kanë konfirmuar se skenaristi Vangjel Kozma ka braktisur përfundimisht “Portokallinë” dhe i është bashkuar televizionit “Klan”. Ai do të ketë rolin e skenaristit të rubrikës “B.E Caffe” në emisionin “E diela shqiptare”, ku përreth 1 orë do të realizojnë skeçe humoristike si dhe do të kenë të ftuar.

Article Logic
Execution time: 0.0022909641265869