Një foto si kurrë më parë!
E tillë ka qenë ajo e postuar nga këngëtarja nga Kosova në Facebook-un e saj. Komplet tullace, pa asnjë fije floku në kokë, është shfaqur Genta përpara fansave të saj duke ngjallur tek to një debat të madh. Një debat në lidhje me qëllimin e këtij look-u të ri, i cili sipas një pjese të komentuesve bën fjalë për një klip të ri në mbështetje të të prekurve nga kanceri. Megjithatë ka pasur edhe nga ata që e kanë kritikuar duke e përshkruar foton si një thirrje të dëshpëruar për vëmendje.
Ende nuk ka një deklaratë nga vetë Genta Ismajli sa i përket pamjes së re, megjithatë duket qartë se bëhet fjalë thjesht për një maskë në kokën e saj, të krijuar me shumë mjeshtëri!