Duket se historia mes Nicki Minaj dhe të dashurit të saj Meek Mill ka ardhur në fund.
Edhe pse mënyra që bukuroshja nga Trinidad dhe Tobago zgjodhi për të dhënë lajmin është shumë e çuditshme, fjalët e saj duken qartësisht të drejtuara për Meek. Në një postim që Nicki bëri në Instagram ditën e dielë ajo ndau me fansat një palë shapka Chanel që i kishte marrë si dhuratë nga stilisti Sincere Armani, por ishtë mbishkrimi i kësaj fotoje që i la të gjithë pa fjalë. “Falë Zotit që shkatërrove gjithçka. Falë Zotit që iu shmanga plumbit. Të kam harruar”. Nuk e dimë se ç’lidhje kanë këto fjalë me një palë shapka Chanel dhe jemi të bindur që nuk iu janë drejtuar atyre, kështu që mund ta bëjnë gjumin të qetë.