Jo më kot e quan veten reperi më i mirë në shqiptari.
Këtë e tregon edhe numri i madh i fansave që reperi ka. Madje pëlqimi i këtyre të fundit ndaj tij shpeshehrë kalon edhe kufinjtë. Diçka e tillë ka ndodhur në koncertin e mbajtur së fundmi në Podujevë ku Noizy është gjendur vërtetë në një situatë të sikletshme teksa po këndonte në skenë. Një fanse e tij është ngjitur në skenë dhe e ka përqafuar 30 vjeçarin duke mos e lëshuar më dhe duke e penguar të vazhdojë koncertin.