Këngëtarja shqiptare me famë botërore, po bëhet gjithnjë e më shumë e dashur për të gjithë. Mbrëmjen e kaluar Rita Ora këndoi për të gjithë shqiptarët në sheshin ‘Skënderbej’ ku ngriti peshë publikun me performancat e saj. Por ndërkohë që 27 vjeçarja i dedikoi publikut të saj edhe valle shqiptare, është dikush që i ka kushtuar këngë vetë Rita Orës.
Reperi nga Italia Richario, ka habitur të gjithë kur publikoi këngën e re vetëm para pak ditësh.
“Rita Ora”, titullohet kënga e tij e publikuar në Youtube dhe është një dedikim për këngëtaren shqiptare. Madje ‘Rita Ora’ konsiderohet edhe si një ndër këngët me përmbajtje ‘të nxehta’.
Mos ndoshta fakti që nuk është shumë i njohur, e ka shtyrë reperin nga Italia të marrë pak famë nga këngëtarja shqiptare?