Përveç sulmeve të fundit për yllin e muzikës pop Michael Jackson ku flitej se ishin zbuluar materiale pornografike në një dhomë në ndërtesën e tij, duket se një e kaluar e errët po vazhdon të zbulohet për këngëtarin.
Është pikërisht Dr. Conrad Murray, që u shpall fajtor për vdekjen e Jackson, ai që shumë shpejt do të publikojë një libër ku do të prishë edhe më shumë imazhin e këngëtarit duke publikuar detaje skandaloze nga jeta e tij. Ndër të tjera ai ka rrëfyer se Michael ishte dashuruar dhe donte të martohej me një vazjë 12 vjeçare e cila ishte aktore e famshme dhe njëkohësisht edhe vajza e mikut të tij britanik.
Përveç një liste me fëmijë të mitur që ai përdorte për seks , Jackson kishte planifikuar edhe këtë martesë me 12 vjeçaren, shprehet Murray.
Pavarësisht deklaratave shokuese Murray ka thënë se ai kishte bekimin e artistit për të treguar historinë e vërtetë të jetës së tij, e se madje po i plotësonte dëshirën e tij të fundit duke e rrëfyer atë.