INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ky shtet ka krijuar kompjuterin më të fuqishëm në botë

Ky shtet ka krijuar kompjuterin më të fuqishëm në botë

Publikuar më: 14:38 21-06-2016

Një superkompjuter i ri nga Kina, është renditur në krye të listës, me teknologjinë më të avancuar dhe më të fuqishme në botë.

“Sunway TaihuLight” 39petaflop, (njësi e shpejtësisë e barabartë me një milion), është instaluar në Qendrën Kombëtare të superkompjuterëvë në Wuxi të Kinës.

Ky kompjuter mund të kryejë rreth 93 trilion kalkulime në sekond. “Aplikimet e saj kryesore përfshin të gjitha programet më të avancuara, duke përfshirë parashikimin e motit me analizën e të dhënave”, ka bërë të ditur Jack Dongarra për krijimin e fundit.

Ai ka shtuar se kompjuteri ka më shumë se 10.5 milion pjesë qendrore të përpunimit të të dhënave dhe 40 mijë e 960 nyje të cilat lidhen me një sistem operativ me bazë në Linux. Kina ka kaluar një hap para SHBA-së, duke renditur 167 kompjutera të teknologjisë së lartë, nga top listën e 500 kompjuterëve , ku SHBA ka renditur 165.

Ndërkohë pozicionet e tjera në top 10-tëshen, të botuar dy herë në vit, janë të kryesuara nga Japonia, Zvicra, Gjermania dhe Arabia Saudite. Profesor Les Carr nga Universiteti i Southampton, ka thënë: “ Si një shkencëtar i kompjuterit duhet të them se kërkohet informatikë shumë e specializuar për të arritur krijimin e fundit të “Sunway Taihu Light”.

Article Logic
Execution time: 0.0038509368896484