Shteti i Viktorias në Australi ka legalizuar kultivimin e kanabisit mjekësor dhe ati industrial, duke ecur kështu në shembujt e Holandës, disa shteteve amerikane dhe së fundi Greqisë.
Vendimi është shoqëruar me një paketë të tërë ligjore që përcakton qartë qëllimet, përdorimin dhe kush mund ta kultivojë këtë bimë.
Të parët që do të kenë qasje në përdorimin e këtij ilaçi, duke filluar nga viti 2017, do të jenë fëmijët me epilepsi në gjendje të rëndë, bëri të ditur ministrja e Shëndetësisë së këtij shteti, Jill Hennessy, pasi ligji i quajtur “për qasjen ndaj kanabisit kurativ” të kalojë në Parlament.
Ky ligj mundëson prodhimin, furnizimin dhe aksesin ndaj produkteve të kanabisit kurativ në shtetin e Viktorias.
Deri më tani prindërve të këtyre fëmijëve me çrregullime u është dashur ta blejnë ilegalisht këtë drogë. Droga do të ofrohet në formën e tretësirave, vajit, kapsulave, sprajit dhe lëngjeve. Ajo do të përdoret edhe për kurimin e virusit HIV apo për kujdesin paliativ.