Sa herë që një smartphone paraqet ndryshime drastike në treg, miliona fansa presin me orë të tëra në rrallë për ta blerë atë. Sidoqoftë në rastin që do të trajtojmë tani gjërat nuk ishin aspak ashtu siç dukeshin.
Xiaomi është kthyer në një nga prodhuesit më të mëdhenj të smartphonëve në botë. Fakti që kompania në fjalë shet smartphonët e vet shumë lirë dhe ka kualitet mjaft të mirë ka sjellë rritjen fenomenale të saj. Sidoqoftë ata provuan që të bëjnë diçka ndryshe këtë vit dhe dështuan mjaft keq.
MI8 është flagshipi i tyre, sigurisht me një çmim mjaft të ulët siç e kërkon tradita e Xiaomi. Megjithatë kompania provoi që të bënte diçka ndryshe me MI8 Explorer Edition. Ata deklaruan që do të shisnin një sasi të limituar të MI8 me dizanj transparent. Pretendohej që ana e prapme e smartphonit do të shfaqte komponentët teknologjikë të pajisjes, por ama duket se gjithçka ishte një mashtrim.
Fillimisht CPU që dukej transparente në prototipe ishte një imitik plastik, pasi çipi i vërtetë kërkon ftohës. Mashtrimi duket se u zbulua në kohë, por prapë një smartphone i tillë duket mjaft cool.
? #XiaomiMi8Explore so-called "actual motherboard"...(source:https://t.co/Sd8i5FWUEm)@richardlai @verge @AndroidPolice pic.twitter.com/CNOL41NwRF
— Chengming Alpert (@ChengmingAlpert) July 30, 2018
-------------------------------------
MEQË JE KËTU
IN Smart të fton të na bashkohesh në grupin privat të Facebook ku mund të diskutojmë risitë e teknologjisë, problemet që ti mund të kesh me smartphone tënd dhe të njihemi me njëri-tjetrin në komunitetin më të madh dedikuar të apasionuarve pas teknologjisë.