INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ky studim zbulon dietën më efektive për rënien nga pesha [FOTO]

Ky studim zbulon dietën më efektive për rënien nga pesha [FOTO]

Publikuar më: 14:57 18-10-2016

Ne mund t’i numërojmë me  gishtat e duarëve dhe këmbëve  të gjitha dietat qesharake kufizuese që gratë kanë duruar përgjatë viteve.

Dieta e limonit detox, dieta Dukan, dieta Atkins etj…

Por hulumtimet e fundit kanë gjetur një dietë e cila  ndihmon në menaxhimin e peshës, por jo ashtu siç mendoni ju.

Një studim i Universitetit  të Torontos doli në përfundimin se humbja e suksesshme e peshës arrihet vetëm nëpërmjet respektimit afatgjatë të një regjimi ushqimor të shëndetshëm.

“Nëse ju nuk mund të hani në mënyrë të rregullt përgjatë jetës suaj, përdorimi i një diete është e kotë””, tha zyrtari më i lartë mjekësor i ACAP dhe profesor i mjekësisë parandaluese në Qendrën kërkimore “Pennington Biomedical”  në Louisiana.  

Mësoni të hani në mënyrë të rregullt ushqime të shëndetshme dhe kjo do të krijojë një stil  të ri jetese për ju.

Pra,  të hani ngadalë dhe në mënyrë të qëndrueshme, ju ndihmon të ”fitoni garën”. Këto ndryshime të vogla në  vaktet tuaja të përditshme,  do t’iu mbështesin përgjithmonë.

Si mund të gjeni një dietë që do të ndryshojë  pjesën tjetër të jetës suaj duke ua bërë atë më të lehtë?

Trupi i çdo personi  do të reagojë ndryshe në grupe të ndryshme ushqimore. Buka nuk është  një armik i përbashkët për të gjitha gratë. Mësoni se si punon metabolizmi juaj  dhe mos harroni se nuk është vetëm një dietë që gjen të gjitha zgjidhjet.

Mason Jar Salad është ndër më të preferuarat për këtë lloj diete. Ato janë të lehta për t’u bërë, dhe për t’u lëvizur,  plus që janë të bukura në paraqitje. 

Article Logic
Execution time: 0.0035347938537598