INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ky ushqim nuk duhet konsumuar asnjëherë në darkë

Ky ushqim nuk duhet konsumuar asnjëherë në darkë

Publikuar më: 18:56 15-05-2019

Pas një dite të lodhshme ajo që të gjithë duam është të shkojmë në shtëpi, të ulemi para televizorit dhe të konsumojmë ushqimet e preferuara.

Ndonjëherë mund ta gjejmë veten para pjatës pa e ditur nëse ushqimi që po na tundon është i mirë apo i keq për organizmin. Por, çfarë është ushqim i keq?

Sipas dietologes Keri Glassman, të hash një hot dog, hamburger, apo çdo lloj ushqimi me mish të përpunuar për darkë mund të jetë një ndër gjërat më të këqija për t’u ngrënë në vaktin e fundit të ditës. Jo vetëm që mishi i përpunuar ka përmbajtje të lartë natriumi, por edhe sepse të tilla ushqime janë të pasura me yndyra të ngopura, të cilat e bëjnë stomakun më të madh.

Sa më larg t’u qëndroni ushqimeve me mish të përpunuar si salsiçet, aq më shumë do t’ia ulni shanset vetes për t’u rrezikuar nga sëmundjet e rënda të zorrës së trashë, por edhe nga ato të zemrës.

 

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0033338069915771