INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ky vend nuk do i lejojë pedofilët të udhëtojnë  jashtë shtetit. Zbuloni më shumë!

Ky vend nuk do i lejojë pedofilët të udhëtojnë jashtë shtetit. Zbuloni më shumë!

Publikuar më: 11:17 30-05-2017
Qeveria australiane ka propozuar që të bllokohen pasaportat e pedofilëve të dënuar, në mënyrë që t’ua ndalojë udhëtimin jashtë vendit.
Nëse aprovohet do bëhet shteti i parë në botë që vepron në këtë mënyrë. 
Ky propozim  do të shkojë në Parlament, ku pritet  t’ua ndalojë udhëtimin jashtë vendit personave të dënuar për akte seksuale.
Ministri i Drejtësisë i Australisë, Michael Keenan, ka thënë ky propozim do t’i prekë rreth 20.000 shkelës të cilët i kanë kryer dënimet, por kanë mbetur nën mbikëqyrjen e autoriteteve.
Sipas qeverisë vendase, këta shkelës do të jenë në gjendje të aplikojnë për pasaportë nëse nuk janë më në regjistër.
 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0039401054382324