INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ky vendim i Brad Pitt do ju habisë [FOTO]

Ky vendim i Brad Pitt do ju habisë [FOTO]

Publikuar më: 18:51 04-10-2016

“Deri sa vdekja të na ndajë”, do të thotë shumë për Brad Pitt.

Dhe kur martesa e tij me Angelina Jolie ka “vdekur” pasi ajo kërkoi divorcin, askush nuk do të ketë mundësinë të shikojë aktorin 52 vjeçar të ecë drejt altarit. Të paktën kështu është shprehur një burim i afërt me të për HollywoodLife.com.

“Brad është shumë tradicional. Kur ai para dy vitesh u martua me Angelina dhe vendosi të kishte një familje me të, e kishte ndarë mendjen që kjo të jetë martesa e tij e fundit”, u shpreh i njëjti burim.

“Tani që martesa e tij ka marrë fund, ai me siguri nuk e ka ndërmend të nisë një marrëdhënie të re, ashtu siç nuk dëshiron të martohet përsëri”. E vetmja gjë për të cilën Brad mendon është se ajo çfarë ai e cilësoi si “përgjithmonë”, tashmë ka marrë fund, dhe ai nuk dëshiron më të përjetojë të njejtën dhimbje, po bëhet gjithnjë më e vështirë për të, emocionalisht."

 

Article Logic
Execution time: 0.0037238597869873