INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ky VEPRIM i Donaldit i thotë të gjitha për ndarjen me Beatrix!

Ky VEPRIM i Donaldit i thotë të gjitha për ndarjen me Beatrix!

Publikuar më: 20:07 25-02-2022

Prej ditësh po përflitet se Donaldi dhe Trixa nuk janë më bashkë. Krisja e marrëdhënies së tyre nisi që kur Beatrix refuzoi të bëhej pjesë e darkës me ish-banorët për shkak të hatërmbetjes nga disa batuta, veprim i cili nuk u prit aspak mirë nga aktori.

Pas finales, ata nuk janë parë më bashkë. Madje në festën që kishte organizuar Top Channel, Donaldi e Trixa kanë qëndruar larg.

Ndarjen duket se e konfirmoi edhe vetë këngëtarja me një postim në instastory ku shkruante "Histori fallco" e duke hequr Donaldin nga Instagrami.

Ndërkohë aktori nuk e kishte hequr Trixën nga Instagrami i tij dhe kjo la shpresë tek fansat e dyshes se ata mund të ishin bashkë.

Megjithatë sot Donaldi i ka dhënë goditjen përfundimtare lidhjes së tyre duke e hequr dhe ai Trixën nga Instagrami e duke shuar shpresat e fansave, të cilët donin t'i shihnin bashkë e që sigurisht nuk u ka pëlqyer ky veprim.

Article Logic
Execution time: 0.0037610530853271