Ilir Shaqiri dhe Emanuela u martuan të shtunën me një dasmë përrallore buzë detit. Të ftuar ishin figura të njohura publike, mes tyre dhe Armina Mevlani.
Gjatë emisionit “Goca dhe Gra”, Armina ka treguar se çfarë i ka bërë më shumë përshtypje gjatë dasmës. Ajo tha se e ka mallëngjyer fakti që Emanuela ishte shumë e emocionuar.
“Më ka mallëngjyer fakti që Emanuela ishte gjatë gjithë kohës e prekur ose qante. Si ato nuset qëmoti. Më preku shumë se thashë sa rëndësi ka dasma për femrat. Nuk ka rëndësi nëse je 40, je 18, 25… Të gjithë ëndërrojnë dasmën”, u shpreh Armina.