Reperi Ledri Vula duket se kohën e lirë nuk e kalon vetëm në studio apo me të fejuarën, Adelën.
Herë pas herë atij i pëlqen t’iu hedhë ndonjë sy edhe rrjeteve sociale aty ku edhe nuk i ka rezistuar dot paraqitjes së njërës prej pornostareve me famë botërore, 20 vjeçares Albyt së cilës i ka bërë follow në Instagram. Ky veprim i reperit është kapur mat nga lapsi.al dhe duke qenë se është e dokumentuar, Ledri nuk ka si të shfajësohet tek Adela për të cilën jemi të sigurtë që nuk do ta presë aspak mirë këtë gjest të të fejuarit të saj. Urojmë që kjo të mos ia vërë Vulën lidhjes së çiftit sepse janë çift mjaft simpatik.