Emrat e tyre përfliten shpesh në mediat rozë.
Shpesh është aluduar se mes reperit Noizy dhe Encës ka më tepër sesa miqësi, kjo e bazuar edhe tek disa postime të vetë këngëtares ku i shprehte atij dashurinë. Megjithatë, edhe pse u përfol së mes tyre pati një ftohje, mbrëmja e kaluar ka treguar të kundërtën. Noizy dhe Enca kanë kaluar kohë në shoqërinë e njëri-tjetrit, por jo vetëm kaq…. Reperi, pasi çoi në zero numrin e personave që iu kishte bërë follow në Instagramin e tij, ka marrë edhe celularin e Encës dhe i ka hequr shumë persona të cilët ajo i ndiqte në Instagram, duke e çuar numrin e atyre që ndjek në 98.
Këtë e ka shprehur vetë këngëtarja nëpërmjet një videoje në të cilën paraqitet edhe Noizy ku thotë: “Nëse do të fajësoni dikë, më fajësoni mua” .Kështu si e ka nisur, me siguri pritet që në vazhdim edhe numri i personavë që Enca ndje, të shkojë në 0.