Edhe pse kurrë nuk e pranuan publikisht se janë në një lidhje duket se gjithçka ka marrë fund mes Era Istrefit dhe Faton Shoshit.
Pavarësisht se menaxheri i saj para pak kohësh u duk se i sqaroi të gjithë rreth marrëdhënies së tyre duke thënë se nuk kishte asnjë problem em Erën, veprimi i tyre i fundit, ngjall sërish dyshime mbi një ndarje të mundshme dhe këtë herë duket se ka diçka të vërtetë. As Era as Fatoni nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram. Si duket, ish çifti nuk janë ndarë aspak miqësisht.