Publiku ka filluar të krijojë pëlqime të ndryshme për aktorët apo aktoret turke dhe një ndër më të preferuarat është Nurgul Yeşilçay, ose e njohur si Gylseren në serialin Paramparca ose si Sulltanesha Kosem. Mirëpo drejtori i programacionit në “Tv Klan”, Albert Dumani ka patur fatin ta takojë në “World Content Market” që zhvillohet çdo vit në Palais de Festival në Cannes. E gjithë bota mblidhet për prodhimet më të fundit kinematografike dhe televizive. Në një prononcim për Blitz.al, drejtori i programacionit u shpreh:
“Ajo ishte shumë e dashur si person, ka kërcyer deri në të gdhirë këmbëzbathur”.