Kylie rrëfen gjithçka për veten në një intervistë argëtuese dhe tërësisht të improvizuar për Maria Hatzistefanis.
Dhe kur themi gjithçka, e kemi fjalën edhe për detajet më të sikletshme të saj. Bukuroshja 18 vjeçare thotë se nëse do të ishte e padukshme për një ditë, do të përndiqte ish të dashurit e saj, për të parë se si po ia kalonin në lidhjet e tyre aktuale. Kylie aktualisht është e lidhur me reperin Tyga, por duket se ai nuk është i vetmi mashkull për të cilin ajo mendon. Gjithsesi nuk besojmë se këtu ka shumë vend për shqetësim pasi motra e vogël e Kim është vetëm 18 vjeç. Flasim natyrisht për ishat të cilët fare mirë mund të shmangin problemet me të dashurat e tyre aktuale. Megjithëse nuk do të ishte e lehtë të injoroje një fenomen të rrjeteve sociale të adhuruar nga shumë vajza. Për sa i përket Tyga-s pastaj, kjo duket si gjithçka përveçse lajm i mirë për të. Mos nuk po ia del vallë që të mbajë vëmendjen e të dashurës së tij vetëm për vete?
Por e gjithë intervista nuk ishte vetëm mbi natyrën “e lëvizshme” dhe ndoshta fëmijënore të Kylie. Ajo gjithashtu rrëfeu se e nisi linjën e saj të buzëkuqevë pasi fansat e saj ia mbaronin produktet e saj të preferuara dhe nuk ia dilte më t’i blinte ato. Kështu, vendosi ta merrte vetë situatën në dorë.