Sikur të mos mjaftonte zjarri i së shtunës i cili pushtoi qytetin e saj, këtë të dielë Kylie Jenner është bërë viktimë e hacker-ave.
Kësaj here ata kanë marrë në dorë llogarinë në Twitter të 18-vjeçares, ku kanë ndarë me ndjekësit e saj një seri postimesh tallëse rreth figurës së Kylie-t.
Megjithatë kjo e fundit nuk ka qëndruar duarkryq duke qenë se menjëherë i është përgjigjur atyre përmes dy videove në Snapchat. Madje në njërën prej tyre iu është përgjigjur edhe fjalëve në lidhje me një 'sex tape' të saj me Tyga-n, e cila sipas Kylie Jenner nuk do të dalë kurrë. Por a ekziston një e tillë? Kjo mbetet për t'u parë!