Kur vjen puna për fashion, motrat Kylie dhe Kendall Jenner vështirë se mund të dështojnë.
Po ta kombinojmë këtë edhe me nxjerrjen në pah të trupit të tyre seksi suksesi është i garantuar. Dy bukuroshet e botës së spektaklit u kanë dhënë fansve vështrimin e parë të linjës së tyre të re të kostumeve të banjos. Kylie dhe Kendall kanë shfaqur format e tyre përvëluese ndërkohë që kanë pozuar me një sërë bikinish në ngjyrë të çelët nga linja e tyre “Kendall + Kylie Topshop”.
Këto foto më pas nuk kishin si të mos shfaqeshin në Instagram dhe Snapchat, ku motrat Kardashian-Jenner kanë mbretëruar gjithmonë. Motrat shumë të përfolura shfaqen në formë shumë të mirë jemi të bindur që më shumë se interesin e vajzave për të blerë këto kostume banjoje, Kylie dhe Kendall kanë tërhequr shumë fansa meshkuj për të shijuar pamjen.