Tyga dhe Kylie Jenner janë përfolur gjatë ditëve të fundit për një ribashkim, por tashmë duket se gjithçka mund të konsiderohet e zyrtarizuar.
Janë vetë reperi amerikan dhe bukuroshja 18 vjeçare që i konfirmojnë zërat, dhe si zakonisht nuk flasin shumë, por e shfaqin nëpërmjet veprimeve. Dyshja është parë duke shfaqur intimitetin e tyre në mënyrë publike në rrugët e Los Angeles. Ata janë pikasur nga kamera ndërkohë që nuk i mbanin dot duart larg njëri tjetrit. Tyga dhe Kylie janë përqafuar dhe puthur pa e vrarë mendjen se kush ishte rrotull. Dhe të mendosh që përpara ndarjes kanë qenë më të rezervuar, por duket se periudha larg njëri-tjetrit ka bërë të vetën...