Motra e vogël Jenner i ndryshoi fytyrën festës së Halloween këtë vit.
Bukuroshja 19 vjeçare doli mbrëmjen e së shtunës jo me një kostum, por si binjakja gati identike e Christina Aguilera. Flasim natyrisht për Christina-n e vitit 2002 me superhitin e saj “Dirrty”, dhe jo për atë të sotmen. Kylie arriti në mënyrë perfekte të imitojë look-un me të gjitha detajet e saj provokuese dhe seksi. Dhe fillojmë këtu që nga piercingu në fytyrëe deri tek flokët e lyera dhe pantallonat me bikini jashtë. Madje kostimi i saj ishte aq i goditur sa nuk kaloi pa u vënë re edhe nga origjinalja, Christina Aguilera dora vetë. Diva e muzikës e adhuroi pamjen e Kylie dhe shfrytëzoi profilin e saj në Insta për ta bërë shumë të qartë këtë gjë.