Muaj të tërë thashethemesh mbi marrëdhënien e Kendall dhe reperit ASAP Rocky u konfirmuan të gjitha kur Kylie postoi foto dhe video të dyshes së bashku në Met Gala.
Dhe për shkak se familjarët jetojnë për “hakmarrjen e ëmbël”, ja ku është radha e supermodeles bukuroshe që t’i kthejë nderin motrës së saj të vogël. Dhe si mund ta bëjë ndryshe këtë përveçse t’ia kthejë me të njëjtën monedhë? Fillimisht u duk sikur 21 vjeçarja Kendall postoi një foto në dukje të pafajshme në Instagramin e saj. Në të shfaqet ajo duke buzëqeshur mbi pishinë, ndërsa brenda në të dukej një mashkull me fytyrën e tij të mbuluar. Por më kot u mundua ky i fundit, pasi Kendall në fund i bëri tag duke e zbuluar tërësisht përpara 81.8 milionë ndjekësit e saj. Bëhet fjalë për reperin Travis Scott, me të cilin përflitet se është frekuentuar Kylie gjatë muajve të fundit. Hakmarrje, hakmarrje e ëmbël.