Kylie Jenner mund të presë një vizitor të padëshiruar shumë shpejt dhe e gjitha kjo për faj të Tyga.
I dashuri i saj ka marrë një makinë fuoristradë G Wagon në vitin 2013 por nuk ka mundur që të bëjë pagesat e nevojshmë që nga muaji tetor. Tashmë një person i punësuar për ta rimarrë i ka vënë syrin bukuroshes 18 vjeçare, pasi ajo është listuar në dokumenta si e dashura e reperit 26 vjeçar dhë si një destinacion i mundshëm ku kjo makinë mund të ndodhet. Dhe ata kanë të drejtë pasi automjeti luksoz ndodhet pikërisht në shtëpinë e motrës së vogël të Kim, ndërkohë që ajo është parë duke shëtitur me të. TMZ bën me dije se kompania po përpiqet ta rimarrë prej një muaji tashmë, por nuk kanë mundur pasi shtëpia e Kylie mbrohet nga dy porta sigurie. Fundja, nuk mund të ishte dhe aq e lehtë të afroheshe me mbretëreshën e rrjeteve sociale! Por zhgënjimi në këtë mes është padyshim reperi i "Stimulated", i cili duket se është fshehur pas fustanit të së dashurës.