Duket se këtë herë gjithçka është përfundimtare dhe nuk do të kemi një ribashkim të shpejtë si herën e fundit.
Diçka të tillë e certifikon vetë bukuroshja 19 vjeçare e cila tregoi tatuazhin e saj të ri, që në të vërtetë ishte një modifikim i atij të vjetrit dedikuar reperit amerikan. Kylie doli mbrëmjen e kaluar për të darkuar në Londër dhe fotografëve nuk u shpëtoi kyçi i saj që ishte lehtësisht i dukshëm. Aty ku dikur ishte një “t” e vogël për ish të dashurin e saj Tyga, sot ishte një “la”, si për të kthyer përfundimisht faqe.
Megjithatë, Kylie nuk zë mend nga gabimet e saj, pasi edhe me të dashurin e ri Travis Scott ka bërë tatuazhe të njëjta. Të dy ata kanë bërë nga një flutur të vogël në kyçet e këmbëve, dhe pyetja e vetme që kemi është sa të gjatë do ta kenë vallë ato flutura të gjora...