Një familje gjithmonë ekstravagante.
Kylie Jenner është rikthyer në ditën e djeshme në rrjetet sociale, por fokusi nuk ka qenë motra e saj Kim, viktimë e grabitjes horror. Shumëkush do të kishte pritur që Kylie të tregonte mbështetjen e saj për motrën më të madhe, e cila po kalon një periudhë shumë të vështirë pasi përballja me kriminelët e ka lënë të tronditur dhe emocionalisht të ndjeshme. Por diçka e tillë duket se nuk është në stilin e Kylie. Bukuroshja 19 vjeçare ka zgjedhur të postojë një foto throëback, ku fokusi natyrisht është i vendosur tek të pasmet e saj. Duhet thënë se duken shumë tërheqëse si gjithmonë dhe ky postim do t’i pëlqejë kujtdo...përveç Kim-it.