INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kylie Jenner akuzohet nga fansat për mashtrim: “Rihanna nuk do ta kishte bërë kurrë!” [VIDEO]

Kylie Jenner akuzohet nga fansat për mashtrim: “Rihanna nuk do ta kishte bërë kurrë!” [VIDEO]

Publikuar më: 12:37 30-05-2019

Kylie Jenner dhe Rihanna janë femrat më seksi dhe më të komentuarat në mediat rozë në mbarë botën.

Por, ajo çfarë i bashkon Rihann-ën dhe Kylie-n janë bizneset e tyre për make-up, ku mesa duket paskan një konkurencë shumë të fortë mes tyre.

Marka e Rihannës “Fenty beauty” është një ndër markat më të suksesshme në mbarë botën e cila ka qenë vetë protagoniste e shumë videove ku tregon si përdoren produktet e saj, duke mos lënë pas dore dhe markën e Kylie “Kylie Cosmetic” e cila ka pasur dhe ajo një sukses të arritur mjaft mirë.

Kylie Jenner hodhi në treg një linjë produktesh kujdesi për lëkurën, por që nga fillimi Kylie Skin u kritikua shumë nga njerëzit.

Së fundmi, Kylie ka postuar një video në Twitter ku tregon se po përdor larësin e fytyrës së linjës së saj por në fakt, larjan nuk zgjat aspesë sekonda. Kur e fshin fytyrën me peshqir, në të dallohen shenjat e fondatinës që ka mbetur për shkak se nuk është larë mirë fytyra.

Pas kësaj videoje, komentuesit kanë shpërthyer shumë keq duke e akuzuar Kylie-n për mashtrim dhe duke thënë se Rihanna nuk do ta bënte kurrë këtë gjë.

“Kylie shet produkte që as vetë s’i përdor. Nëse do t’i mashtrosh njerëzit, së paku bëje mirë!”- shkruan dikush në Twitter.

“Rihanna s’do të na e kishte bërë kurrë”- shkruan një tjetër person.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037329196929932