As Kylie Jenner nuk i ka shpëtuar dot tundimit për t’u kthyer në bionde.
Mbretëresha e Snapchat ka mbajtur gjallë kuriozitetin e fansave e ndjekësve, teksa me video të shkurtra i tregonte të gjithë proçesin e lyerjes së flokëve. Edhe pse në versionin e saj ‘brunette’, Kylie ishte një mrekulli, duhet ta pranojmë se ‘platiniumi’ i saj nuk na ka zhgënjyer. Sigurisht që për ta zbuluar se çfarë ngjyre kishte zgjedhur 19-vjeçarja për flokët e saj, është dashur të presim deri sa të përfundonte proçesi i gjatë i kurimit të flokëve, megjithatë, ky është një “eveniment” që mediat rozë e kanë ndjekur me shumë vëmendje.
Sa i përket ndryshimit drastik në look thuhet se shkak është bërë Java e Modës në New York që do të ndodhë këtë muaj. Kujtojmë që diçka të ngjashme bëri edhe Kim Kardashian në mars të vitit të kaluar, gjatë Javës së Modës në Paris!