Seti fotografik i Kylie Jenner për Glamour UK del vetëm në qershor, por ju mund t’i hidhni një sy që tani.
Kjo pasi bukuroshja 18 vjeçare ka publikuar disa foto në prapaskena, një video ngacmuese në YouTube dhe një video më të gjatë në faqen e saj online. Një agjensi më vete reklamimi me pak fjalë. Kylie është shfaqur në një çati në Los Angeles me një pamje shumë më natyrale, duke hequr dorë edhe nga buzëkuqët e saj të famshëm, që këtë herë janë më të lehtë. Kylie është shfaqur sërish provokuese, edhe pse e veshur këtë radhë, ndërkohë që rrotullohej në tokë duke qeshur, me reçipeta të bardha.