Kjo nuk është hera e parë që familja Kardashian-Jenner përflitet për skandale mediatike. Këtë herë duket se është radha e Kylie Jennere cila ka etur një përplasje me vëllanë e saj, Rob.
Siç dihet, Blac Chyna është shtatzënë dhe siç e kërkon tradita, para se të lindë, organizohet një festë e quajtur “’Baby shower” ku miqtë dhe familjarët e gruas bëjnë qindra dhurata si mbarësi për fëmijën që do të lindë.
Organizimin e kësaj feste e kishin lënë në dorë të Kyliet, e cila bëri gabimin e radhës duke mos ftuar në festë pikërisht mamanë e fëmijës, Blac Chyna-n. Kjo e fundit nuk ishte fare në listën e të ftuarve ndërsa Rob Kardashian ishte i ftuari kryesor.
Mashkulli i familjes Kardashian është tronditur nga ky veprim i motrës dhe ka reaguar menjëherë në faqen e tij në Twitter duke e konsideruar atë tepër qesharak . Hakmarrja e tij ka qenë e hidhur pasi bëri publik numrin personal të Kyliet.
Kylien e ka irrituar tepër ky veprim dhe nuk e ka quajtur aspak të tepruar gjestin që bëri me Chyna-n.
Kjo tregon se 19 vjeçarja ndjen akoma xhelozi për ish-in e të dashurit të saj aktual, Tygas.