INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kylie Jenner bie sërish në

Kylie Jenner bie sërish në "grackën" e Tyga-s [FOTO]

Publikuar më: 13:28 27-06-2016

Vetëm pak ditë me parë mendohej se Kylie Jenner ishte në një lidhje me reperin PartyNextDoor, megjithatë fotot e reja që po qarkullojnë së fundmi në internet përpos atyre të publikuara përgjatë fundjavës, na vërtetojnë krejt të kundërtën.

Edhe pse i dhanë fund lidhjes së tyre në mars të këtij viti dhe që prej ateherë nuk janë parë shpesh nën shoqërinë e njëri-tjetrit, burime pranë E! News tregojnë se Tyga dhe Kylie kanë vendosur t’i japin vetes një mundësi të dytë. Teksa udhetojnë me Ferrarin blu të Jenner, dy të rinjtë janë fotografuar nga paparacët, edhe pse Kylie ka bërë të pamundurën që të mos dukej fytyra e saj!

Article Logic
Execution time: 0.0036919116973877