Duket se vajzat shkojnë mirë...
Dy “material girls” u ulën ngjitur gjatë javës së modës në New York, në sfilatën e designer-it Philipp Plein. Kylie me një dekolte të bukur dhe fustan mini ndërsa Madonna ishte mjaftueshëm mbuluar me një xhup kuq e zi, kapuç dhe mbajti gjithë kohës syze. Ato janë parë teksa bisedonin me njëra-tjetrën madje në bisedë është përfshirë edhe i dashuri i Kylie-t, Tyga. Ajo që të bie në sy është që megjithëse 58 vjeç, Madonna nuk ngelet aspak mbrapa yllit 19 vjeçar të reality show-t.