INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kylie Jenner dhe Travis Scott nuk kanë lënë gjë pa i kopjuar Ariana Grandes në videon më të fundit! Ja detajet

Kylie Jenner dhe Travis Scott nuk kanë lënë gjë pa i kopjuar Ariana Grandes në videon më të fundit! Ja detajet

Publikuar më: 16:22 07-08-2018

Më në fund Travis Sciott lançoi albumin e tij të mirëpritur Astroworld këtë fundjavë.


Dhe së fundmi ai lëshoi dhe debutin e videos të parë muzikore, Stop Trying To Be God, në të cilën adhuruesit e reperit, paten mundësinë të shihnin dhe Kylie Jenner.


Dhe megjithëse adhuruesit e reperit dhe mbretëreshës së make upit kishin kohë që prisnin këtë album dhe videon muzikore ata u treguan të shpejtë për të gjetur ngjashmëri të ndryshme midis videos më të fundit të 26-vjeçarit dhe videos së Ariana Grande God Is A Woman, fundja të dyja vidoet muzikore kanë të njëjtin regjisor, Dave Meyers.

Ngjashmëria midis këngëve nuk qëndron vetëm në titujt e tyre dhe tematikën biblike.

Disa prej skenave dukeshin kaq të ngjashme vizualisht. Ato nuk janë identike por për nga mënyra e realizimit duket sikur atom und të ishin vazhdim i njëra-tjetrës.

Mbase nuk ishte një zgjedhje shumë e mire nga ana e Travis që të zgjidhte këtë regjizor, ose duke parë suksesin e Ariana Grande ai ka vendosur të ndjekë të njëjtat hapa.

Article Logic
Execution time: 0.0036461353302002