Kylie Jenner dhe Travis Scott duket se kanë një marrëdhënie të bukur dhe janë mjaft të lumtur bashkë me vajzën e tyre, Stormi. Mesa duket ata po mendojnë ta celebrojnë dashurinë e tyre. Më e vogla e familjes Kardashian-Jenner dhe i dashuri i saj janë parë duke kërkuar për unaza, duke lënë kështu dyshimet se mund të jenë çifti i radhës që do të fejohen.
Kylie dhe Travis kanë 16 muaj sëbashku dhe kanë një marrëdhënie mjaft të fortë, duke parë edhe se sa besnik Scott është ndaj Kylie-t.
“Kylie dukej tepër e lumtur teksa shikonte unaza me gurë diamanti super të mëdha dhe i jepte një buzëqeshje Travis” është shprehur një burim për “HollywoodLife”.