Mami Kylie dhe vajza e saj duken shumë bukur!
Akoma pa ardhur në jetë u fol shumë për të, e tani që ajo ka lindur po flitet edhe më shumë. Stormi, vajza e Kylie Jenner dhe reperit Trevis Scott feston sot 3-mujorin e lindjes. Çifti kanë vendosur që ditëlindjen e vajzës së tyre ta festojnë në bregdet në një vend përrallor. Kylie ka postuar disa foto ku për herë të parë pas lindjes shfaqet me rroba banjo dhe duket në një super formë. Ajo bashkë me Travis Scott kanë pozuar në breg të detit por edhe në një jaht luksoz.
Por mesa duket Kylie paska rezervuar një tjetër foto për t’u rrëmbyer zemrën fansave. Ajo ka publikuar një foto shumë të ëmbël me Stormin ku shfaqen të dyja të veshura me të bardha. Fansat “u çmendën” dhe vërshuan në komente pozitive, por nuk mund të mungonin komentet e motrave Khloe, Kendall, por edhe ai i shqiptarit me famë botërore, Mario Dedivanoviç.
Ky i fundit i quan të bukura ashtu edhe si Khloe, ndërsa Kendall i thotë që është e adhurueshme. Nuk kanë faj!