Gjërat nuk shkojnë aq mirë sa duket në jetën e Kylie, dhe këtë e tregon në serialin mbi jetën e saj, “Life of Kylie”.
Spektakli reality fillon më 6 korrik dhe duket se ka shumë gjëra për të treguar, pasi nëse mendoni se e njihni bukuroshen 19 vjeçare prej rrjeteve sociale, gaboheni rëndë. Në një trailer më të gjatë të publikuar dje, motra e vogël Jenner tregon se nuk e mban dot imazhin e saj glamour edhe për shumë kohë pasi presioni duket se po e vë përfund. “Nuk mund ta bëj përgjithmonë” ka deklaruar mbretëresha e rrjeteve sociale, duke i shqetësuar jo pak fansat e saj. Megjithatë, për një 19 vjeçare që ka më shumë se 10 viteqë rritet në prani të kamerave nuk duhet të ketë qenë e lehtë.