Kylie Jenner, ditën e sotme feston 22-vjetorin e saj të lindjes.
Së bashku me miq e familjarë, ajo ka udhëtuar drejt Italisë dhe ditëlindjen e saj e kanë pritur në një jaht lukzos në Capri. 22-vjeçarja ka festuar me alkool dhe muzikë në mes të detit.
Partneri i saj, Travis Scott, i bëri dhuratë një varse me logon e produkteve të kozmetikës së Kylie-t, e gjitha me diamantë, por mesa duket nuk ishte kjo e gjitha.
Pak më parë, reperi i ka bërë edhe një urim publik ditëlindjeje në Instagram partneres së tij.
“Gëzuar ditëlindjen grua! Çdo ditë të shoh të bëhesh ky super njeri i mrekullueshëm. Çdo ditë është dita më e mirë me ty këtu. Zoti të ndriçoftë! Gëzuar ditëlindjen, të dua.”- janë fjalët e Travis për partneren, bashkëngjitur disa fotove të çiftit.