Siç duket rikthimi i Kylie Jenner në krahët e Tyga-s është më serioz seç duket.
Pas fotove të publikuara përgjatë fundjavës ku dy të rinjtë shfaqeshin shumë të afërt me njëri tjetrin, tashmë një raportim i fundit i revistës People ka zbuluar se 18-vjeçarja po mendon të bashkëjetojë me reperin. Madje thuhet se ka qenë vetë Kylie ajo e cila i ka bërë ftesën për t'u shpërngulur në vilën e saj në Hidden Hills, me vlerë plot 6 milionë dollarë. Nuk dihet ende nëse Tyga ka pranuar ftesën, megjithatë kështu si e kanë nisur mund të themi se ribashkimi i çiftit tani më është një fakt!