Telashe në parajsë!
E shtuna që kaluam nuk ka qenë aspak e këndshme për Kylie Jenner dhe familjen e saj. Kjo sepse qyteti ku ato jetojnë prej shumë vitesh i quajtur Calabasas është përfshirë nga flakët. Një zjarr masiv preku Kaliforninë e Jugut këtë fundjave dhe mbi 5000 njerëz u desh të evakuoheshin nga shtëpitë e tyre. Nuk është e qartë nëse mes tyre edhe vajzat e familjes Kardashian-Jenner, të cilat menjëherë kanë shfrytëzuar mediat sociale, Snapchat dhe Twitter, për të raportuar mbi situatën kritike. "Ky është qyteti jonë, jemi lindur e rritur këtu. Ai nuk mund të shkatërrohet" kanë qenë fjalët e Kylie Jenner në një nga videot e saj në Snapchat. Dhe fatmirësisht falë punës së zjarrfikseve të Calabasas, çdo gjë është mbyllur vetëm me disa dëme të vogla materiale!