Kylie Jenner, në datën 1 shkurt është bërë nënë e një vajze të quajtur Stormi Webster.
Ajo ka publikuar në profilin e saj në Instagram vetëm një foto të dorës së saj, duke u treguar shumë e kujdesshme për të ruajtur privatësinë e vajzës.
Sot ajo ka publikuar në profilin e saj në Snapchat, një video ku përkëdhel këmbën e Stormit duke i folur me ëmbëlsi: “Këmba e vogël e mamit”.
Kjo tregon se Kylie po i shijon momentet me vajzën dhe është më e lumtur se kurrë.