Reperat nuk janë kurrë një lajm i mirë, të paktën me çfarë ka provuar bukuroshja 19 vjeçare.
Nëse prej Tyga u përfshi në një problem familjar me ish bashkëshorten e këtij të fundit, që më pas u bë kunata e Kylie, telashet me të “riun” janë të natyrës ekonomike. Bëhet fjalë për Travis Scott, i cili është për të herë të dytë në një marrëdhënie me profil të lartë pas asaj me Rihanna vitin e kaluar. Edhe ky, njëlloj si ishi i Kylie, Tyga, e ka pak problem që të paguajë faturat e tij. Ish menaxherët e Scott e kanë paditur për shkak se pretendojnë që u detyrohet atyre më shumë se 2 milionë dollarë. Jo saktësisht lekë xhepi domethënë.