Së fundi, ajo ka qenë nën stres duke mbrojtur produktet e saj kozmetike ndaj ankesave të klientëve.
Dhe mesa duket, e gjitha ka patur ndikimin e vet duke lënë pas edhe pasoja.
“Shikoni çfarë gjeta” ka thënë parukieri i Kylie-t, ndërsa ka gjetur një fije gri në flokët e saj.
E tmerruar, 18 vjeçarja i ka kërkuar ta heqë dhe nuk ka vonuar të fajësojë mama Kris-in për genet pasi edhe ajo kishte patur thinja në të 20-at. “Zbulimi” është dokumentuar në një foto që vetë Kylie ka ndarë me ndjekësit në Snapchat me mbishkrimin “Një fije floku gri”.
Por Kylie nuk është e vetmja që përballet me fijet gri në kokë, pasi kohë më parë ishte Kendall ajo që u ankua po për të njëjtën arsye.
Sidoqoftë, modelja 20 vjeçare u përpoq ta kalonte me humor duke thënë se floku në ngjyrë të çelët ishte në fakt biond. Problemet sapo kanë nisur për Klanin Kardashian. Por, mes gjithë luksit, famës dhe ndjekësve pa fund, duhen edhe ca thinja për sy të keq apo jo?!