Thashethemet janë të vërteta!
Pas disa javësh me spekulime ku kurioziteti ishte i madh, Kylie Jenner dhe Travis Scott më në fund kanë konfirmuar romancën e tyre. Nëse nuk e besoni, nuk e dimë si ta quajmë këtë kapje duarsh në Coachella. Një fans i cili po ecte prapa tyre ka kapur këtë moment romantik dhe e ka postuar në Instagram. Të tjerë persona që kanë marrë pjesë në Coachella janë shprehu se çifti në fjalë kanë qëndruar gjatë gjithë kohës në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe nuk janë ndarë për asnjë moment, bën me dije Hollywoodlife.com.
A do të thotë kjo se gjërat po bëhen serioze? A e ka harruar ajo plotësisht Tyga-n? Kemi shumë pyetje por një gjë e dimë me siguri se Coachella ka qenë një udhëtim “rollercoaster” për 19 vjeçaren.
Kylie Jenner and Travis Scott..? ?? pic.twitter.com/Zzcr0y7t5f
— FTP FLAME ?? (@FTPflame) April 22, 2017
Shkëndijat mes Kylie dhe reperit të hitit “Antidode” kanë qënë vazhdimisht në rritje gjatë kësaj kohe. Të rinjte e ndodhur në festivalin muzikor kanë thënë se bukuroshja amerikane është ulur disa herë në prehrin e Travis dhe ka flirtuar gjatë gjithë natës, ndërkohë që janë larguar së bashku!
Tani po presim thjesht një puthje sepse na pëlqejnë gjërat zyrtare!