INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kylie Jenner guxon dhe del pa make-up në kopertinën e 'VOGUE' [FOTO]

Kylie Jenner guxon dhe del pa make-up në kopertinën e 'VOGUE' [FOTO]

Publikuar më: 11:58 18-08-2018

Kylie Jenner është pjesëtarja e fundit nga familja Kardashian që është bërë pjesë e kopertinës së ‘Vogue Australia’. Kylie është në kopertinën e revistës së njohur për muajin shtator dhe është shfaqur më natyrale se kurrë më parë.

Ajo çfarë ka rënë në sy është fakti që Kylie nuk kishte vendosur aspak make up dhe për këtë gjë është vlerësuar shumë si nga publiku i thjeshtë, por edhe nga kritikët e modës.

kylie_vogue.jpg

Në intervistën e saj për ‘VOGUE’, Kylie ka foluar për jetën si nënë, marrëdhënien me partnerin Travis Scott. Kylie ka treguar se që nga lindja e vajzës së saj ajo ka ndryshuar plotësisht.

“Më parë i jetoja ditët si të më vinin, ndërsa tani mendoj më shumë për të ardhmen. Tani e dua veten time më shumë. Gjithashtu po mundohem të jem një njeri më pozitiv dhe të shijojë çdo gjë”, – ka thënë Kylie.

Më tej ajo ka thënë se Travis është shumë i mirë me të dhe të dy po mësojnë çdo gjë së bashku. Në lidhje me heqjen e mbushësit të saj në buzë, Kylie ka thënë se tani ndihet shumë më e sigurt dhe e pranon veten ashtu siç është.

Article Logic
Execution time: 0.0038549900054932