Interneti u çmend pasi filluan të qarkullonin fotografi të truprojës së bukuroshes së famshme Kylie Jenner, për të cilin u tha se është i ati i Stormit, vajzës së porsalindur të Jenner. Aludimet nisën pasi Stormi ka ngjashmëri të hatashme me Tim Chung, i cili shërben si truproja i familjes së njohur. Ata e kanë mohuar kategorikisht lajmin se Tim është babai i Stormit dhe të njëjtën gjë Kylie e bëri përsëri përmes një postimi në llogarinë e saj në “Instagram” duke publikuar një imazh së bashku me Travis, babain e vërtetë të Stormit.
“Prindërit e Stromit” kishte shkruar Kylie në këto imazhe si kundërpërgjigje për të gjithë ata që dyshuan në atësisë e vajzës.
Ajo çfarë ka ka tërhequr vëmendjen tonë është komenti i grimerit shqiptar, Mario i cili mesa duket i ka pëlqyer aq shumë kjo foto sa ka shkruar: “Më adoptoni”.