INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kylie Jenner: Justin Bieber më bën të ndjehem mirë

Kylie Jenner: Justin Bieber më bën të ndjehem mirë

Publikuar më: 20:54 30-12-2015

Të jesh e adhuruar nga miliona fansa natyrisht që duhet të jetë bukur, por gjithashtu s’mund të jetë e lehtë.

Dhe në këtë pikë, Kylien më mirë se kushdo e kupton ylli kanadez i muzikës pop, Justin Bieber. Mësohet se pikërisht Bieber i ka dhënë këshilla bukuroshes 18 vjeçare mbi faktin se si duhet të përballojë famën dhe suksesin në një moshë të re. Ishte vetë Kylie ajo që u rrëfye për Elle UK se sa herë takohet me Justin, krejt papritur ndihet më mirë pasi ai shqetësohet për të dhe e ndihmon të kalojë çdo situatë. Motra e vogël Jenner thotë se ndjehet shumë mirë me yllin e hitit “Sorry”, pasi sipas saj Bieber e kupton saktësisht situatën që ajo po kalon dhe di të gjejë fjalët e duhura për ta motivuar.

Article Logic
Execution time: 0.0035009384155273